Tre arsye të mundshme që fshihen pas sulmeve raketore të Rusisë ndaj Ukrainës

Pati një qetësi 50-ditore në sulmet ruse në Ukrainë, por këtë mëngjes shteti që ndodhet prej një viti e gjysmë në luftë, pa sulmin e nëntë të shumëfishtë me raketa këtë muaj.

Analisti ushtarak Sean Bell ka paraqitur tre arsye të mundshme.

– E para është se Rusia ka “opsione të kufizuara”, kështu që dëshiron të “mbajë presionin mbi udhëheqjen dhe popullsinë dhe të gërryejë vullnetin e tyre për të luftuar”.

-E dyta, thotë ai, është “Rusia do të dëshirojë të shpërqendrojë Ukrainën nga përgatitjet e saj për ofensivën e ardhshme” që pritet të fillojë së shpejti.

-Së fundi, ai thotë se Moska do të dëshirojë të “dobësojë” mbrojtjen ajrore të Ukrainës duke përdorur “furnizimet e kufizuara të raketave të mbrojtjes ajrore të vendit”.

Sulmi brenda natës erdhi pasi Rusia pretendoi se kishte shkatërruar një sistem të mbrojtjes ajrore Patriot të siguruar nga SHBA-ja që mbron kryeqytetin Kiev, një pretendim që Ukraina dhe SHBA e mohojnë.

“Nëse Rusia do të besonte se kjo ishte e vërtetë, ata do të donin t’i bënin sa më shumë dëm Kievit, ndërkohë që çadra mbrojtëse ishte poshtë,” shtoi Bell.

“Megjithatë, duket se sistemi Patriot pësoi “dëmtim të lehtë” dhe është rikthyer dhe funksionon përsëri.”/albeu.com


Shtuar 18.05.2023 15:34