ITALI/ Menaxheri i ndaloi hyrjen, shqiptarët i hedhin koktej molotovi në lokal

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, ndërsa dy të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë. Ata janë përgjegjës për dy episode të ndryshme të ndodhura në Trieste.

Sipas medieve italiane shqiptarët hodhën një koktej molotovi në dritaren e një lokali, duke shkaktuar dëme pasi pronari ia kishte ndaluar hyrjen.

Ndërsa disa ditë më parë grabitën dhe rrahën klientin e një dyqani në via Giulia.

Për këtë arsye dy persona 23 dhe 33 vjeç janë arrestuar, ndërsa prej dy të tjerë nisi procedimi në gjendje të lirë.

Gjatë hetimeve, të koordinuara nga Prokuroria Publike e Triestes, janë marrë pamjet e kamerave të sigurisë dhe janë mbledhur dëshmi./Albeu.com/


Shtuar 17.05.2023 15:41