Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Kusarth në Elbasan.
Një person ka vrarë me sëpatë kunatën e tij.
Mësohet se ka mbetur e vrarë Alma Qejvani. Pas vrasjes, autori ka rënë në prangat e policisë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, kur autori Tefik Tashi, 58 vjeç ka qëlluar me sëpatë motrën e gruas së tij në rrugë.
Pas vrasjes, Tashi ka ecur me sëpatë në duar e ndërsa është kapur nga policia fshatin Bradasheshd duke ecur me armën e krimit të mbuluar me gjak.
Njoftimi i policise
Goditi me sëpatë kunatën e tij, falë veprimeve të shpejta nga Policia, kapet dhe shoqërohet autori i dyshuar.
Si pasojë e plagëve të marra, 44-vjeçarja humbi jetën në spital.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, gjatë kontrollit në territor, në fshatin Bradashesh, për kapjen e autorit të plagosjes së 55-vjecarit, në Peqin, kanë konstatuar një shtetas, me një sopatë në dorë dhe me duart me gjak, i cili po ecte me vrap.
Shërbimet e Policisë janë vënë vënë në djekje dhe kanë bërë kapjen e shtetasit R. T., 58 vjeç, banues në fshatin Shirgjan, Elbasan dhe kanë shoqëruar atë në Komisariat.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas, rreth orës 13:00, në fshatin Kusarth, në rrugë, ka goditur me sëpatë motrën e bashkëshortes së tij, shtetasen A. Q., 44 vjeçe, banuese në Kusarth, e cila është dërguar në spital, ku si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.
Sëpata është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
/albeu.com/