Që nga dita e djeshme, politika ka zierë nga lajmi se ish-kryeministri Sali Berisha, një nga figurat më të rëndësishme në 30 vite pluralizëm në Shqipëri, u shpall “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
E gjithë politika shqiptare, media dhe biseda mes qytetarëve ndryshoi rrjedhë dhe u duk se çështja Berisha eklipsoi çdo gjë.
Vetë Berisha doli sot në një konferencë urgjente për mediat ku u përball me pyetjet e gazetarëve dhe dha përgjigje për një sërë çështjesh.
Por ajo që ka ngjallur shumë pikëpyetje është heshtja e liderit të Partisë Socialiste dhe Kryeministrit të vendit, Edi Rama një “armik politik” qëndror përballë Berishës.
Ndoshta në një vend tjetër mosreagimi i kryeministrit të vendit nuk do të bënte habi, por në një vend si Shqipëria dhe me një kryeministër si Edi Rama i cili nuk ngurron të reagojë për çdo gjë të mundshme i shoqëruar me interaktivitetin e tij të zakonshëm, duket se diçka ka në këtë mes.
Këtë mendim ka ndarë në rrjete sociale edhe gazetari investigativ Artan Hoxha i cili vetëm pak minuta më parë ka shkruar:
-Ore, se ky Berisha eklipsoi cdo gje tjeter dje dhe sot…
Mire shkelqesia e tij, Presidenti, eshte zhdukur se po fsheh sfurqet dhe hanxharet qe mprehu para 25 prillit, po udheheqesi Rama, ku ka humbur si spata pa bisht?!
Na thuaj nje fjale he burre, sido qe te jete, pse ta ka ngrene macja gjuhen?!
Apo ke filluar te degjosh zhurmen e daulles, qe po bie diku larg?!
Me duket se tashme loja u hap per te gjithe, thjeshte keni ne dore te mos tregoni shoket. /albeu.com/