Një turist suedez ka humbur jetën në një restorant në zonën e Dhërmiut ditën e sotme.
Dyshimet e para janë se shkak për vdekjen është bërë arresti kardiak. Personi qëka ndërruar jetë është V.CH., 78-vjeç.
Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.