Një shtetase austriake ka humbur jetën në Përmet, pasi është rrëzuar nga biçikleta.
Rreth orës 13:30, në aksin rrugor Përmet-Çarshovë, në vendin e quajtur “Kthesa e Zhepes”, shtetasja austriake H. F., rreth 70 vjeçe, duke udhëtuar me biçikletë, me një grup turistësh, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e biçikletës dhe është rrëzuar nga biçikleta.
Si pasojë e dëmtimeve kjo shtetase ka ndërruar jetë.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe grupi hetimor dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.