Zelensky në Berlin: Nuk do sulmojmë terriorin rus gjatë kundërofensivës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha sot në Berlin se qëllimi i kundërofensive, që po përgatit vendi i tij, është çlirimi i territoreve të pushtuara nga Rusia dhe jo sulmi ndaj territorit të atij vendi.

Gjatë një konference me kancelarin gjerman Olaf Scholz, ai tha se qëllimi i vendit të tij është të çlirojë territoret brenda kufijve të tij të njohur ndërkombëtarisht.

Scholz i tha Zelenskyt se Gjermania do të mbështesë Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

Zelensky u prit në Berlin me nderime ushtarake dhe kjo ishte vizita e tij e parë në Gjermani që kur Rusia pushtoi Ukrainën.


Shtuar 14.05.2023 13:50