Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik mbrëmjen e djeshme në Itali.
Aksidenti fatal ka ndodhur në rrugën provinciale që lidh Noicattaro me Rutigliano, Bari.
20-vjeçari shqiptar, i identifikuar si Griseld Topi, po udhëtonte me makinën e tij kur në rrethana ende të paqarta është përplasur me një kamion që udhëtonte në rrugën provinciale. Pas përplasjes së fortë makina e shqiptarit ka dalë nga rruga dhe 20-vjeçari ka humbur jetën në vend.
Në vendngjarje, përveç ekipeve të shpëtimit, kanë ndërhyrë edhe zjarrfikëset dhe policia lokale. Ende nuk dihen rrethanat e këtij aksidenti fatal për të riun shqiptar./Albeu.com/