FOTO/ Ranë në greminë dhe ndërruan jetë, nxirren trupat e dy turisteve të huaja në Valbonë

Policia ka arritur që të nxjerrë trupat e pajetë të dy turisteve të cilat ndërruan jetë teksa eksploronin Valbonën.

Bëhet fjalë për Baets Myrthe, 25 vjeçe nga Belgjika dhe Joanna Blocaille me origjinë franceze.

Të lidhura

None found

Ngjarja e rëndë ndodhi pasdite, por për shkak të terrenit të vështirë dhe borës policia ka bërë të mundur nxjerrjen e trupave vetëm rreth orës 21:40 të mbrëmjes.

Për të mundësuar nxjerrjen e trupave  shërbimet e Policisë vendore dhe të asaj kufitare, si dhe skuadra alpine bashkëpunuan me Emergjencat Civile dhe me Ministrinë e Mbrojtjes.

Baets Myrthe, turistja belge
Joanna Blocaille, turistja franceze

/Albeu.com.


Shtuar 9.05.2023 21:43