Detaje nga ngjarja tragjike në Kuçovë, gruaja prej 2 vitesh e paralizuar, çifti po bënte kafenë kur shpërtheu bombola

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja tragjike e mëngjësit të sotëm në Kuçovë, ku një e moshuar humbi jetënpasi shpërtheu bombola e gazit dhe bashkëshorti i saj u plagos.

Viktima është 84-vjeçarja Alije Kosova, dhe është plagosur rëndë burri i saj, 86-vjeçari Mustafa Kosova.

Mësohet se çifti ka qenë duke bërë kafenë në momentin që ka shpërthyer bombola, teksa thuajse është rrëzuar gjithë banesa.

Ie banesës kanë zënë poshtë çiftin e moshuar, ndërsa 84-vjeçarja mësohet se ishte e paralizuar prej 2 vitesh dhe se për të kujdesej një kujdestare dhe burri i moshuar.

Fatmirësisht ky i fundit është nxjerrë i gjallë nga banesa, ndërsa pasi i është dhënë ndihma mjekësore në Kuçovë, është dërguar te Trauma në Tiranë.

 


Shtuar 7.05.2023 10:06