Projekti i stadiumit të ri në Vlorë, Rama: Ambicia jonë, krijimi i modeleve të reja

Kryeministri Rama ka marrë pjesë në prezantimin e finalistëve të projektit të stadiumit të ri ‘Flamurtari’ në Vlorë.

“VLORË – FINALJA e Konkursit Ndërkombëtar për Projektin e Stadiumit të Ri “Flamurtari” si qendër tjetër e qytetit – garojnë për finalen 3 studio prestigjioze të arkitekturës bashkëkohore: FUKSAS (Itali), OPPENHEIM Arkitekturë (SHBA & Zvicër) dhe XDGA (Belgjikë). Ambicia jonë është krijimi i modeleve të reja, ku stadiumet e qyteteve tona të mund të bëhen edhe motorë zhvillimi ekonomik e social”, shkroi Rama në Facebook.

Rama, gjatë fjalës së tij u shpreh se këto projekte nuk do të përmbyllen me kaq, ato do të vazhdojnë.

“Pas këtyre 3 projekteve ne do të ulemi dhe do të studiojmë se cilët do jenë vagonët e tjerë që do i bashkohen këtij treni. Këtij treni që lokomotivën e ka në Tiranë tek stadium ‘Air Albania’

Dhe, së shpejti do të hapim edhe kantierin e stadiumit ë dytë të Tiranës, serish me një partneritet publik privat. Vlora, prej kohësh kërkon një stadium siç i ka hije, sot është koha për ta ndërtuar sepse ju e dini që Vlora kaloi periudhë izolimi dhe braktisje. Dhe vetëm vitet e fundit ka ardhur në vete. Edhe pse ishte buzë detit Vlora dikur nuk vizitohej. Sot është krejt e kundërta, sepse ka zhvillim. Për ne, sporti është prioritet i shpallur përmes veprimit.”, tha Rama.


Shtuar 6.05.2023 10:34