Sot, 2 vite nga humbja e një nga aktorëve më të mëdhenj shqiptarë, e gjeni dot për cilin bëhet fjalë

2021-shi ndau nga ne, artistin e madh të dhjetra roleve të mëdha, Guljelm Radoja. Pas një beteje të gjatë me Covid-in, ai mbylli sytë më 5 maj të dy viteve më parë.

Artisti Guljelm Radoja (1945, Shkodër) ka luajtur në të gjitha skenat teatrore në vend. Në kinematografi është angazhuar në shumë rreth 30 role, ku ndër më të rëndësishmit është ai i Petro Nini Luarasit te filmi “Kush vdes në këmbë” apo edhe te , “Gjurma”, “Mësonjëtorja”,“Kthimi i ushtrisë së vdekur”, “Kolonel Bunker” etj. Ai ishte nderuar me titullin “Artist i Merituar”.

Guljem Radoja do të kujtohet gjithmonë me respekt në vendin e tij, për gjithë fisnikërinë që i dhuroi skenës shqiptare./albeu.com/


Shtuar 5.05.2023 18:32