Tetë persona u vranë dhe njëmbëdhjetë u plagosën në të shtënat që ndodhën mbrëmë në afërsi të Mlladenovcit. Siç mësohet jozyrtarisht, sulmuesi 21-vjeçar ka qëlluar nga një veturë në lëvizje mbi banorët e fshatit Dubonë të Mlladenovcit dhe më pas është larguar nga vendi i krimit.
Dy persona të lënduar të moshës 21 dhe 23 vjeçare janë vendosur në KBC “Dragiša Mišovic” dhe janë operuar, por jeta e tyre është ende në rrezik, raporton RTS.
View this post on Instagram
Të gjitha njësitë speciale të MPB-së janë në terren, SAJ, Xhandarmëria, Njësia e Helikopterëve, Intreventna, dronët e imazherisë termike. Më shumë se 600 pjesëtarë të MPB-së po marrin pjesë në kërkimin e sulmuesit.
Sipas informacioneve jozyrtare nga spitali i Smederevës, aty janë transportuar 10 persona, katër prej të cilëve iu nënshtruan plagëve të marra. Tre persona i janë nënshtruar operacionit, dy janë në gjendje stabile, ndërsa njëri është ende në operacion, raporton RTS. Qendra emergjente e Serbisë, ku po kujdeseshin edhe të plagosurit, në mëngjes do të publikojë informacione për gjendjen e tyre shëndetësore.
Sipas informacioneve jozyrtare, ministri i policisë Bratislav Gashiq ndodhet në Mlladenoc. Ai e cilësoi vrasjen masive si “akt terrorist”.
Serbia u trondit vetëm dy ditë më parë kur një 14-vjeçar vrau 9 persona në shkollën e tij fillore dhe dia të tjerë u plagosën./Albeu.com /