Vrasja e Santiago Malkos, dënohen me 32 vite burg dy të pandehurit

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 32 vite burg 2 të pandehurit në procesin për vrasjen e ish-policit Santiago Malko në gusht të vitit 2019-te në Tiranë.

GJKKO dënoi me 25 vite burg Ilir Selmanin. Ndërsa 7 vite burgim gjykata dënoi Elvis Gaçajn. Ndaj tij janë ngritur akuzat e armëmbajtjes pa leje në disa raste dhe largim nga vendi i vuajtjes së dënimit. Ndërsa Selmani akuzohet për bashkëpunim në vrasjen e ish efektivit. Më herët për këtë ngjarje, si bashkëpunëtor në vrasje është dënuar edhe shtetasi Blendi Teta.

Ndërkohë një proces gjyqësor në mungesë vijon për dy vëllezërit Leonard dhe Erlis Duka, të konsideruar si porositës të ngjarjes dhe ndaj 4 personave të tjerë.

/Albeu.com/


Shtuar 3.05.2023 14:40