Rama në Devoll: Opozita e do bashkinë për ta përdorur si “kështjellë lufte” me qeverinë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim elektoral me qytetarët në Devoll, të cilëve u kërkoi që më 14 maj të votonin kandidatin e PS,  Eduart Duron.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se kandidatët e opozitës duan të fitojnë bashkitë vetëm për t’i përdorur si kështjella lufte me qeverinë.

“Më duket një budallëk i madh që të mendohet se kjo punë e nisur të hidhet në erë për të futur në bashki dikë që as nuk e njoh fare. Por më mjafton të di se kush e sjell për dhëndër këtu. Për t’u thënë mos fusni sherrin në komunitet. Nuk e sjellin këtu për punë por për sherr, për ta kthyer bashkinë në kështjellë lufte me qeverinë. Për të marrë fondet për të marrë autobusë që të sjellin njerëz në Tiranë për të bërtitur ‘Rama ik’ po unë nuk kam ikur, këtu jam. Besoj që nuk ka nevojë shumë për fjalë as këtu, sepse punët kanë folur vetë, si ishte Devolli para se ju të na jepnit mundësinë neve. Mos bëni gabimin të humbisni edhe 4 vite të tjera sepse nuk ka kohë për të humbur, duhet të vazhdojmë vetëm përpara” tha RAMA.


Shtuar 2.05.2023 17:59