Zgjedhjet lokale, Meta: Pas dy javësh, Shqipëria në festë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes një postimi në Facebook, shprehet se pas dy javësh, Shqipëria do të festojë për çrrënjosjen e monizmit nga pushtet vendor.

Postimi i plotë:

Sot dy javë Shqipëria do të jetë në festë, sepse ka çrrënjosur monizmin në pushtetin vendor.

Parashikimi është shumë optimist, një triumf i opozitës së bashkuar, i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, një shumicë e padiskutueshme përsa i takon fitores së kryetarëve që janë dhe kandidatët më të mirë, më të padiskutueshëm.

Kandidatët tanë kanë programe të jashtëzakonshme, kanë një integritet të shkëlqyer, por kanë edhe ide shumë konkrete, duke ofruar zgjidhje që kurrë, që këta që kanë nga 2, nga 3 apo nga 5 mandate nuk i dhanë.

Bashkë?Fitojmë!


Shtuar 1.05.2023 17:22