Nutricionistja Diola Dosti ka folur për marrëdhënien me ish bashkëshortin e saj dhe të fejuarën e tij.
Ajo u shpreh se nuk e ka aspak problem të publikojë foto me të në rrjetet sociale pasi ai është babai i fëmijëve të saj.
Ndërsa sa i përket partneres së tij të re, Diola Dosti theksoi se nuk kanë komunikim me njëra-tjetrën, por dëshiron t’i shohë të dy mirë.
“Atë vit që u ndamë, për Vitin e Ri bëmë një foto familjare. Ne ishim të ndarë dhe ai kishte filluar jetën e tij. Unë e nxjerr foton dhe se kam problem fare. Vajzat e mia e kanë baba atë, sepse është babai më i mirë i mundshëm që vajzat e mia mund të kenë pasur. S’do kishin dalë aq të mira sa janë nëse do kishin pasur një baba tjetër.
Ne jemi të lidhur, duam s’duam, kemi fëmijët. Nuk më intereson se çfarë mendojnë të tjerët, edhe nëse në sytë e publikut mund të dukem njeriu më i keq në botë.
Nuk e di a ka xhelozi ndaj meje e fejuara e bashkëshortit, nuk mund të them fare. Nuk kam komunikim, por edhe nëse do ta kishte do më vinte shumë keq. Jam personi që dua t’i shoh ata mirë”, tha ish-banorja e BBV në RTV Ora.
View this post on Instagram