Ekzekutimi i Ardian Nikulajt, zbulohet identiteti i plotë i gjashtë të dyshuarve për vrasjen e biznesmenit

Ka kaluar më shumë se një javë nga vrasja e biznesmeni, Ardian Nikulaj në Shëngjin.

Nikulaj u ekzekutuka me gjakftohtësi nga killeri portugez i porositur nga Edmond Haxhia teksa pinte kafe në lokalin e tij më 19 prill.
Policia po kryen kërkime intensive për gjashtë personat që dyshohet se kanë gisht në ekzekutimin e Nikulajt.
Edmod Haxhia dyshohet se është porositësi, ndërsa Ruben Saraiva, portugezi me origjinë afrikane është autori që kreu vrasjen e Ardian Nikulajt.

Saraiva në bashkëpunim me pesë persona të tjerë mesditën e 19 prillit kryen ekzekutimin e Nikuljat në ambientet e lokalit në pronësi të tij. Top Cannel ka zbardhur identitetet e plota të gjashtë personave, që dyshohet se janë të përfshirë në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj

Autori që kreu ekzekutimin është shtetasi portugez Ruben Ribeiro Saraiva, i lindur në vitin 1995.

Bashkëpunëtorët janë Edmond Ernest Haxia, i lindur 1985, shtetas shqiptaro-britanik,

Harry James Simson, shtetas britanik i lindur në 1991,
Harriet Bridgeman, shtetase britanike, e lindur në 1995,
Thomas Mithan, shtetas britanik, i lindur në vitin 1988
dhe Steven Paul Hunt shtetas britanik, i lindur në 1974.

Kujtojmë se ditën e djeshme policia gjeti motorin që vrasësi portugez përdori ditën e krimit. Motori u gjet hedhur në lumë në fshatin Kakarriq, në afërsi të banesës së porositesit te vrasjes Edmond Haxhia. Ruben Saraiva, autori portugez i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin dyshohet se është arartisur drejt Greqisë.

Autori mbante një maskë, skafandër, jelek fosforeshent dhe i kamufluar me veshje të trasha, pasi kryen vrasjen me pistoletë në një distancë shumë të afërt dhe i vetëm largohet qetësisht me motor nga vendngjarja. Plani për ekzekutimin e Ardian Nikulajt, biznesmenit 50-vjeçar nga Lezha ka nisur më shumë se 3 muaj më parë kur Edmond Haxhiaj djali i dajës së Elton Lekstakaj ka udhëtuar nga Britania e Madhe në Drejtim të Shqipërisë.

Haxhiaj ka dhe pasaportë britanike. “Ai ka shkuar në zonë ne Shkodrës ku ka marrë një automjet me qira dhe ka përgatitur planin e ekzekutimit. Më 14 shkurt Haxhia ka udhëtuar nga Shkodra në Rinas ku ka pritur Ruben Saraiva. Ai e ka transportuar në drejtim të Shkodrës, ku ka marrë një shtëpi me qira dhe ka pritur deri ditën kur ka ekzekutuar Nikulajn./albeu.com/ 


Shtuar 28.04.2023 10:46