6 probleme shëndetësore që po i shkakton vetes pa e ditur

Shumë persona vuajnë nga sëmundje të ndryshme dhe vijojnë aktivitetin e tyre të përditshëm pa i kuruar, apo pa u kujdesur për gjendjen e tyre shëndetësore. Shkaktarët janë alarm për patologji që mund të gjejnë kurim të shpejt, ose mund të jenë më të komplikuara si sëmundje. Ajo që njerëzit nuk duhet të harrojnë është kontrolli periodik te mjekët specialist dhe të paturit kujdes nga shenjat e para që mund të jenë paralajmëruese për disa nga sëmundjet e mëposhtme.

Alergjia

Stina e pranverës, ringjallja e natyrës sjell gëzim për shumë njerëz ndërsa për individët që vuajnë nga sëmundjet alergjike sjell shqetësime të mëdha. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për 50 milionë persona, kjo stinë nënkupton teshtima, prurit, lotim të syve dhe bllokim të hundëve. Kjo ndikon direkt në cilësinë e jetës së pacientëve.

Demenca

Sëmundjet neurologjike janë një prej shkaqeve kryesore të vdekjes së njerëzve. Por, përsëri shumë prej nesh i neglizhojmë, shpesh atë harresën te prindërit apo gjyshërit tanë, ia atribuojmë shënjave të plakjes. Në fazat e para të sëmundjes i sëmuri nuk shfaq ankesa, por këto kuptohen shpesh nga familjarët. Këta persona sillen te mjeku nga familjarët dhe ata të tregojnë se pacienti nuk orientohet mirë, ngatërron kohën, ngatërron vendet, ditën me natën.

Tiroidet

Periudha e dimrit është ndër më të vështirat për personat që vuajnë nga tiroidet. Por në më të shumtën e rasteve këta persona nuk e dinë se vuajnë. Ata vishen shumë trashë, flasin ngadalë, veprojnë si të plogësht, kanë lëkurë të ashpër, të thatë, djersijnë dhe më të shumtën e kohës janë të mërzitur ose të stresuar.

Diabeti

Diabeti është një sëmundje që vitet e fundit është rritur me shifra alarmante. Si një rrezik i heshtur ai sulmon gjithmonë e më shumë, duke qenë ndër shkaqet kryesore të sëmundjeve të zemrës apo dhe humbjes së jetës. Ka një faktor, i cili e shpërthen diabetin, kryesisht atë Tip1. Ndonjëherë bëhen shkak edhe virozat, të cilat shkatërrojnë qelizat beta. Në rastet e diabetit Tip2 janë personat që kanë një lidhje familjare me diabetin, ose vuajnë nga obeziteti dhe mbipesha. Por stresi mbetet një faktor madhor.

Ishemia

Spektri i patologjive që trajton neurologu është shumë i gjerë, të gjitha sëmundjet që dëmtojnë sistemin nervor qëndror dhe periferik, janë ato që trajton neurologu. Shenjat janë lehtësisht të dallueshme, por gabimi që bëhet nga familjarët është vonesa dhe ardhja në kohë në spital. Këto shenja neglishohen me parimin që nëse personi nuk lëvizet kjo gjendje kalon, por shkenca e sotme tregon të kundërtën.

Problemet e lëkurës

Gjatë jetës lëkura jonë është e ekspozuar në ambiente të ndotura, me efekte të dëmshme si dhe ndaj rrezeve të diellit. Nuk duhet ta lëmë veten emocionalisht të gjykuar për probleme që mund të lidhen me lëkurën e fytyrës, duke përdorur make up-in si një mbrojtës. Për sa i përket ofertave të produkteve kozmetike, që bëhet në Instagram dhe blerjet online, apo të gjitha sugjerimet që vijnë nga skin-influencerat në rrjetet sociale, më tepër janë këshilla dhe oferta që e shpërqendrojnë pacientin, se e ndihmojnë atë.


Shtuar 27.04.2023 09:58