Vrasësi i Ardian Nikulajt është portugez, Rrumbullaku: Kemi shpallur në kërkim 6 persona

Ekzekutori i Ardian Nikulajt në lokalin e tij në Shëngjin, është një shtetas portugez. Ky ëhstë përfundimi që kanë arritur autoritet shqiptare pas hetimeve.

Drejtori i përgjithshëm i policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku në një ndalje para mediave deklaroi se kjo ngjarje është zbardhur dhe janë shpallur në kërkim ndërkombëtar 6 persona, 5 të huaj dhe një shqiptar.

Autori i vrasjes është një shtetas portugez.

Rrumbullaku shton se autori i vrasjes së Nikulajt është larguar nga territori i Shqipërisë.


Shtuar 26.04.2023 18:14