Këlliçi i përgjigjet toneve raciste ndaj tij me gishtin e mesit, reagime në rrjetet sociale

Posteri i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka sjellë reagime të shumta në rrjet.

Në posteter shihet kandidati i koalicionit “BF” i cili ka ngritur dy gishtat e mesit lart, si shenjë revolte e Këlliçit ndaj toneve raciste ndaj tij në rrjetet sociale.

Por mesa duket revolta e Këlliçit nuk është pritur mirë nga një faqe në Facebook e quajtur “Xhamitë e Tiranës”, e menaxhuar me sa duket nga ndonjë imam, ku kërkohet të respektohet etika në ëtë fushatë elektorale, pasi këto postera nuk i shohin vetëm të rriturit por edhe fëmijët.

Ndërkohë që vetë Belind Këlliçi i pyetur për këto reagime është shprehur se ndjehet mirë që ka patur kaq shumë reagime nga qytetarët që janë dakord me luftën kundër korrupsionit në Bashkinë e Tiranës.

 


Shtuar 25.04.2023 17:07