“Forca …”, Beniada ka një mesazh për Jori Dellin

Beniada Nishani ishte një nga finalistet e ‘BBV’ dhe një nga personazhet më të dashura për publikun. Pas mbarimit të kësaj eksperience ajo ka vazhduar karrierën e saj, por tani me një vëmendje më të madhe. Prej pak kohësh bukuroshja ka nisur jetesën në Tiranë, për të realizuar projekte te reja, jo tashmë në modeling, por edhe në moderim si bashkëprezantuese në “Procesi Sportiv”, pasi ajo dëshiron që të qëndrojë këtu dhe ta fillojë karrierën e saj edhe në vendin e saj.

Tashmë të gjithë e dinë për shoqërinë e ngushtë që Beniada ka me një nga banoret e “BBV2”, Jori Dellin dhe këtë mund ta shohim edhe në rrjete sociale, ku shikon se sa shumë Beniada e suporton Jorin. Jemi shumë afër finales së edicionit të dytë të Big Brother dhe si një nga miket e saj më të mira, Beniada ka bërë një postim në Instagramin e saj, duke mbështetur Jorin dhe treguar vlerat që ajo ka treguar brenda shtëpisë së “BBV2”.

Arsyeja pse Jori është ende brenda në shtëpi është sepse me thjeshtësinë e saj ka treguar se është një person i vërtetë plt me diell që i thotë gjërat në fytyrë dhe kurrë pas shpine. Një person që kur flet komunikon me harmoni e ëmbëlsi. Në një format të tillë kaq konkurues ka treguar veten pa filtra dhe mendoj që në ditët e sotme është e vështirë të kesh këtë virtyt.

Ka respektuar gjithmonë të gjithë, ke dhënë këshilla pozitive pa e gjetur asnjëherë pikën negative për tu fundosur, por përkundrazi ka qenë miku besnik dhe i sinqertë që të gjithë duhet të kemi.

Në shoqërinë e sotme mendoni se është pak?

Beniada shpesh jep mendimin e saj në lidhje me situata të ndryshme shoqërore në vendin tonë e së fundmi bukuroshja si një ish-banore e “BBV1” ka dhënë mendimin e saj në lidhje me lojën e banorëve këtë edicion të dytë. Për Benin ajo çfarë konkurrentët duhet të bëjnë është ta shijojnë më shumë eksperiencën e tyre, të heqin dorë nga strategjitë dhe të tregojnë më të mirën e vetes së tyre.

 


Shtuar 24.04.2023 23:00