Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë për media është shprehur se gjatë takimeve të tij në jug të vendit ka konstatuar se socialistët urrenin masivisht Rilindjen.
Më tej Berisha u shpreh se Rama përbën një rrezik për shqiptarët dhe se ai do të ketë fatin e McGonigal.
“Në jug konstatova se socialistët urrenin masivisht Rilindjen si një sekt hajnie.
Konstatova se Edi Rama kishte filluar terrorin, angazhuar policinë, policinë bashkiake për të terrorizuar qytetarët. Por nga ana tjetër, e sigurt është se kandidatët e primarëve do jenë kandidatët e fitores.
Libohova, ju e patë vetë, një pritje e zjarrtë, një revoltë e thellë. Se çfarë kishte bërë Edi Rama me ndrikull-Sherrin, kishin hequr kandidatin e tyre dhe kishin vu kushëririn e parë të kandidatit të primareve. Konstatova se në Libohovë, deputetes Kumbaro nuk i thërriste kush Kumbaro, i thërrisnin Mirela Sherri.
Kësaj deputeteje i del emri në shumë afera, jo vetëm në ministri me tendera, të cilat përbëjnë secili vepër të rënda penale, por mos harroni se Elira Kokona, sekretare e përgjithshme e saj për vite të tëra, mbronte si avokate, paditësit e shtetit, dhe ndante paratë në atë kohë me Mirela Sherrin dhe pastaj me Edi Ramën dhe Engjëll Agaçin.
Adil Xhelili, kandidati ynë, kishte një simpati të madhe në banorët e Libohovës, kishte një projekt të vërtetë për ndryshimin e Libohovës.
Një situatë dramatike, por një vendosmëri e madhe për një kthesë historike.
Një vetëdije e plotë se Edi Rama përbën një rrezik.
Regjimi i tij është shkatërrimtar për Shqipërinë dhe jugun.
Por kudo konstatova se atë në fakt e konsideronin gjithashtu të përfunduar me aferën McGonigal.
Banorët kudo ishin të sigurt se shumë shpejt e pret fati i McGonigalit dhe nuk kishin ndërmend të besonin mashtrimet e tij”, tha Berisha./albeu.com