Në krye të bandës dy vëllezër shqiptarë, shkatërrohet grupi i drogës në Itali, 8 të arrestuar

Policia italiane ka shkatërruar një grup të trafikut të lëndëve narkotike. Si rezultat i operacionit janë arrestuar 8 persona, mes tyre dhe shqiptarë.

Mediet italiane bëjnë me dije se janë gjithsej 48 persona të dyshuar.

Grupi drejtohej nga dy vëllezër shqiptarë dhe një bashkatdhetar me banim në Santa Croce sull’Arno (Pisa) dhe Massa e Cozzile (Pistoia).

Ndër të tjera mësohet se grupi merrte drogën nga Holanda me një çmim prej 24-30,000 euro për kilogram, në varësi të shkallës së pastërtisë e kokainës së zgjedhur, e cila më pas tregtohej me një çmim prej 3000 deri në 10000 euro për kilogram.

Droga, e blerë në Holandë, transportohej në Itali nga bashkëpunëtorët dhe mbahej në shtëpi larg vendeve ku banonin drejtuesit e organizatës.

Nga hetimi u konstatua kush identifikoi bazat logjistike, kush gjeti makinat për t’u përdorur për transport dhe kush ishte përgjegjës për transferimin e drogës në Itali, në veçanti dy vëllezër të tjerë shqiptarë, të cilët shpërndanin në qendër-veri në Itali.

Drejtuesit e grupit kishin marrëdhënie edhe me dy autorë nga Salerno, që i përkisnin dy organizatave të veçanta kriminale të tipit Camorra, të furnizuar me kokainë e cila më pas rishitej nga italianët në provincat e Salernos dhe Avellino-s./Albeu.com/


Shtuar 21.04.2023 09:50