Një ditë pas vrasjes së biznesmenit, Ardian Nikulaj, në Shëngjin, policia ka bllokuar një motor në Tiranë. Burime bëjnë me dije se motori është i ngjashëm me atë të ekzekutorit që i mori jetën 50-vjeçart ditën e djehsme në lokalin e tij teksa po pinte kafe.
Motori në fjalë targa të ndryshme nga ai që shihet në pamjet e kamerave të sigurisë nga largimi i autorit ditën e djeshme, por sipas tyre rezulton i ngjashëm. Po kryhen kontrolle për gjurmë te gishtërinjve.
Kujtojmë se policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në të gjithë territorin për gjetjen e autorit, gjithashtu kanë qenë të shumtë personat e shoqëruar në komisariatin e Lezhës për të deklaruar.
Policia ka kryer disa kontrolle banesash dhe janë marrë pamjet e kamerave të sigurisë në zonë për të parë drejtimin në cilin ka lëvizur autori.
Por cili ishte itinerari i autorit dhe si humbi gjurmët nga policia?
Pasi ka vrarë me gjakftohtësi biznesmenin 50-vjeçar, autori I veshur me jelek fosforishent dhe ka dalë nga lokali dhe është larguar me motor.
Ai ka zgjedhur aksin kryesor dhe të vetëm nga Lezha deri në Balldren dhe më pas në rrugë dytësore ka humbur gjurmët pasi nuk ka më kamera sigurie. Pra, autori është kthyer nga Shëngjini në Lezhë dhe më pas duke lëvizur me motor përgjatë superstradës deri në dalje të Balldrenit. Kjo është pika e fundit, ku policia ka gjurmët e tij, më pas asgjë.
Kujtojmë se 50-vjeçari ishte kandidat për deputet nën siglën e PSD në zgjedhjet e vitit 2021. Edhe në këto zgjedhje që mbahen më 14 maj ishte kandidat për Këshillin Bashkiak. Shërbimet e policisë, kanë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona ku vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të ngjarjes./albeu.com/