VIDEO/ Autor i disa vjedhjeve në Tiranë, arrestohet 25-vjeçari

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 25-vjeçar, i cili dyshohet se është autor i disa vjedhjeve në kryeqytet.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Disturb” u bë arrestimi i shtetasit  V. M., 25 vjeç, banues në Shkozë.

Nga veprimet hetimore të kryera në kuadër të këtij operacioni, ka rezultuar se 25-vjeçari është autor i dyshuar i 6 vjedhjeve në banesa dhe në automjete, të kryera në zona të ndryshme të kryeqytetit, gjatë 2 muajve të fundit. Shtetasi V. M. dyshohet se:

– Më datë 21.03.2023, në Shkozë, ka vjedhur vegla pune në banesën e shtetases Z. H.;

– Në datat 10, 11 dhe 12 prill, 2023, në lagjen “Ali Demi” dhe në rrugën “Shyqyri Ishmi”, ka vjedhur aksesorë të ndryshëm, në disa automjete;

– Më datë 13.04.2023, në Shkozë, ka vjedhur vegla pune në banesën e shtetasit H. B.;

– Me datë 17.04.2023, në Shkozë, ka tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit S. H.

25-vjeçari rezulton i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./albeu.com/


Shtuar 18.04.2023 09:24