Nisja testuese e Space X është anuluar për shkak të një problemi presioni.
Elon Musk thotë se SpaceX do të “riprovojë brenda pak ditësh” nisjen, ndërsa shton se nga testi i sotëm mësoi shumë.
SpaceX gjithashtu bëri një postim në Twitter kua tha se ekipi po punon drejt “mundësisë së ardhshme të disponueshme” pasi tërhoqi përpjekjen e sotme.
Kompania hapësinore me bazë në Kaliforni njoftoi në një transmetim të drejtpërdrejtë në internet gjatë minutave të fundit të numërimit mbrapsht se po fshinte përpjekjen e fluturimit për të paktën 48 orë, për shkak të një problemi të presionit në përforcuesin e raketës së fazës së ulët.