Një aksident ka ndodhur gjatë mesditës së sotme në rrugën Pasho Hysa në Tiranë.
AlbEu mëson se një betoniere e kompanisë “Kontakt” është përmbysur në zonën e kompleksit “Mangalem21” si pasojë e rrëshkitjes së dheut duke rrezikuar jetën e banorëve dhe të fëmijëve që ishin duke luajtur aty pranë në momentet e aksidentit.
Momentalisht një vinç dhe një tjetër betoniere janë në vendin e ngjarjes për të ngritur mbi goma mjetin e përbysur, ndërsa mungon ende policia.
Për fat të mirë nuk ka të lënduar, por aksidenti mund të kishte pasoja fatale pasi ka ndodhur pranë rrugës dhe parkut të kompleksit ku tani gjendet një numër i madh fëmijësh dhe makinash. /albeu.com