13-vjeçarja shqiptare që numëron 40 medalje, nënkampionia e Evropës në karate tregon si nisi gjithçka

Mikela Skandaj është 13-vjeçarja shqiptare e cila numëron plot 40 medalje dhe është nënkampione Evrope në karate.

Ajo ka treguar edhe hapat e parë se si nisi gjithçka.

Së bashku me babain e saj, Angjelin Skandaj, i cili është marrë më parë me futboll ishin të ftuar në emisionin “Abc e Mëngjesit.”

Babai, ka zbuluar se si e priti fillimisht vendimin e së bijës.

“Unë që kur kam qene e vogël, kam pasur pasion futbollin si babi im. Më pas në 2017 kam filluar të luaj volejboll, një vit gati. Por një shoqja ime më tha, pse nuk bën karate, ik provoje dhe unë e provova. Aty fillova karrierën time”, tha Mikela.

“Të jem i sinqertë, kur unë luaja me skuadra amatore në Verona dhe kisha sukses, fitova disa kupa, vajza ishte e vogël por vinte me mua. Hynte në fushë ndonëse ishte e vogël dhe e pash që ky fëmijë kishte pasion sportin. Edhe filloi të lunate futboll, shkuam të shikonim një ndeshje me femra në Verona, sepse këtu ku ishim ne nuk kishte. Nuk kisha mundësi të them të drejtën, edhe pse ishte e talentuar.

Pothuajse vetëm 3-4 muaj pasi filloi karaten kishte pak vështirësi. Për fat të mirë stërvitet nga një ish-kampion bote, një trajner që dua ta falenderoj përzemërsisht. Deri më tani ka 40 medalje në 4 vite. Po të heqim këtu vitin e mbrapsht të pandemisë që na vuri në vështirësi të gjithësëve”, u shpreh Angjelini./Albeu.com/

 


Shtuar 17.04.2023 12:17