Aleati i ngushtë i bën thirrjen e papritur Putinit: Jepi fund luftës në Ukrainë

Yevgeny Prigozhin, themeluesi i Grupit Wagner dhe një aleat i presidentit rus, i dërgoi një mesazh të qartë Vladimir Putinit për të shpallur fundin e luftës në Ukrainë, pasi elementët e “operacionit special ushtarak” janë përmbushur.

“Për autoritetet dhe shoqërinë në tërësi është e nevojshme që sot t’i jepet fund plotësisht operacionit ushtarak special. Opsioni ideal është të shpallet përfundimi i operacionit special ushtarak dhe të informohen të gjithë se Rusia ka arritur rezultatet që kishte planifikuar dhe në një ndjenjë se kemi arritur gjëra”, shkroi Prigozhin në Telegram dhe shtoi:

“Rusia preu (aksimin e Ukrainës në) Detin Azov dhe një pjesë të madhe të Detit të Zi, pushtoi një pjesë të madhe të territorit të Ukrainës dhe krijoi një korridor tokësor për në Krime. Tani mbetet vetëm një gjë: Të konsolidojmë këmbët tona në tokat që tashmë i kemi.”

Është hera e parë që një nga ndihmësit e lartë të Vladimir Putinit i përfshirë drejtpërdrejt në luftimet në Ukrainën lindore ka rrezikuar një thirrje për t’i dhënë fund pushtimit.

Luftëtarët e Grupit Wagner kapën dy zona të tjera në qytetin ukrainas Bakhmut, raportuan agjencitë ruse të lajmeve duke cituar Ministrinë e Mbrojtjes në Moskë.

Forcat ukrainase janë detyruar të tërhiqen nga pjesë të qytetit pasi Rusia ka nisur një ofensivë të re me zjarr të rëndë artilerie gjatë dy ditëve të fundit, tha Britania në një konferencë ushtarake. /albeu.com


Shtuar 15.04.2023 16:31