Momente paniku, futbollisti i Serisë A aksidentohet me makinë në qendër të qytetit

Futbollisti italian i skuadrës së Udinezes, Destini Udogie, i cili është në pronësi të Totenhemit, ka shpëtuar me plagë të lehta pas një aksidenti të frikshëm me Mercedes-in e tij në qëndër të qytetit të Udines.

20-vjeçari që do të nisë një aventurë të re te Totenhem sezonin e ardhshëm u përplas dhunshëm me një bar në zemër të kryeqëndrës friuliane, duke shkatuar panik në qytet.

Pas këtij aksidenti të frikshëm, që fatmirësisht u shoqërua vetëm me lëndime, po hetohet nëse ai ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Autoritetet nuk japin informacione shtesë rrreth lojtarit italian të kombëtares U-21, kartonin e të cilit e zotëron skuadra londineze pasi e bleu për rreth 20 milionë euro./Albeu.com/


Shtuar 13.04.2023 23:04