VIDEO/ Hajdutët hyjnë në dyqan e bëjnë kërdinë, grabisin çantat me vlerë 242 mijë dollarë

Me lëvizje të shpejta, tre hajdutë hynë në një dyqan në Nju Jork dhe u larguan me disa çanta të shtrenjta.

Ngjarja e ndodhur më 7 mars është kapur nga një kamera sigurie në dyqan.

Videoja, e publikuar nga Departamenti i Policisë së Nju Jorkut, tregon tre të dyshuar duke zbritur nga një automjet i bardhë.

Dy prej tyre thyenë dritaret e Heritage Auctions në Park Avenue dhe morën tetë çanta Hermes me vlerë 242,000 dollarë nga një vitrinë.


Shtuar 13.04.2023 22:56