Sherr me thika në Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar një 51 vjeçar pasi ka goditur me thikë shtetasin A.S., 55 vjeç, banues në Durrës.

51 vjeçari është kapur në flagrancë në tentativë për tu larguar nga vendi i ngjarjes teksa i dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin  e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Njoftimi

Durrës/ Informacion paraprak.

Më datë 18.05.2021, në lagjen Nr.13, Plazh ,Durrës pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi A.Ç., 51 vjeç, banues në Durrës ka goditur me mjet prerës(thikë) shtetasin A.S., 55 vjeç, banues në Durrës.

Nga ana e Shërbimeve të Komisariatit  të Policisë Durrës është ndërhyrë menjëherë duke kapur në flagrancë autorin e dyshuar, në tentativë për tu larguar nga vendi i ngjarjes, i cili është shoqëruar në ambientet e policisë.

I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin  e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.


Shtuar 18.05.2021 20:41