Vdekja tragjike e dy të rinjve në Shkodër, arrestohet polici dhe një 19 vjeçar

Një polic dhe një 19-vjecar janë arrestuar si pasojë e  aksidentit me dy viktima mëngjesin e sotëm në Shkodër.

Polici, ishte shofer në mjetin që u përplas me makinën ku udhëtonin 3 të rinjtë. Ndërsa 19-vjeçari i arrestuar ishte shofer në makinën ku udhëtonin si pasagjerë Erglis Delaj dhe Serxho Kukaj të cilët mbetën të vdekur.

Njëri prej tyre, humbi jetën në vendngjarje e tjetri në spital.


Shtuar 18.05.2021 20:34