Shefja e Misionit të Vëzhguesve të ODIHR, për zgjedhjet lokale të 14 majit, tonë Audrey Glover ka mbërritur në Shqipëri ditën e sotme.
Ajo është pritur në një takim nga kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi, ndërsa nesër do të mbajë dhe një konferencë për mediat.
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka zbardhur bisedën nga takimi me shefen e OSCE/ODHIR, Audrey Glove .
Nëpërmjet një postimi në Facebook Celibashi shkruan se ka njohur Glover me përgatitjet për zgjedhjet si edhe thotë që i ka garantuar asaj transparencën e plotë të KQZ dhe zbatimin strikt të ligjshmërisë.
“Mikpritëm sot në KQZ Shqipëri, Shefen e Misionit të OSCE/ODHIR, Ambasadoren Audrey Glover dhe ekipin e saj, të cilët i njohëm me përgatitjet e zgjedhjeve vendore, si edhe sfidat e deritanishme. Me ekipin e OSBE/ODIHR, theksova se garantojmë transparencën e plotë të KQZ dhe zbatimin strikt të ligjshmërisë. Ambasadorja Glover vlerësoi informacionin paraprak, prezantoi planet për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe nënvizoi rëndësinë e këtij procesi zgjedhor për Shqipërinë”, shkruan Celibashi.
/albeu.com/