Një 38-vjeçar shqiptar, i cili prej tetorit të 2022-shit kishte trafikuar drogë të paktën 190 herë në 33 përdorues në Pirgos dhe kishte marrë më shumë se 35.000 euro, është kapur nga policia.
Në kuadër të një operacioni të organizuar mbrëmjen e së martës, policia ndoqi shqiptarin dhe e ka vënë në pranga kur e ka parë duke shkuar në një zonë agropylltarie në Skafidi, ku kishte ngritur një “strehë” në të cilën ishte fshehur biznesin e tij të paligjshëm. Pasi u arrestua, qeni i zbulimit të drogës u ngarkua të kontrollonte ambientet, ku u zbuluan 23 pako me gjithsej 670,8 gramë kanabis të papërpunuar, 157,7 gramë kokainë dhe një peshore elektronike.
Gjatë hetimeve të policisë që pasuan në shtëpinë dhe automjetin e autorit në Pirgos, u gjet një prese mekanike dhe një kallëp metalik për standardizimin e kokainës, të cilat u sekuestruan së bashku me celularët dhe 2215 euro.
“Klientët” e shqiptarit u identifikuan dhe ndaj tyre është ngritur procedimi për blerje dhe posedim të lëndëve narkotike, ndërsa 38-vjeçari është dërguar në prokurorinë Protodiki Ilia dhe procedohet për veprën penale të posedimit dhe trafikut të lëndëve narkotike. /albeu.com