Arbri ka bërë deklarata të forta sonte ndaj Kiarës duke thënë se tani po kërkon famën duke u futur nën sqetullën e Luizit.
“Kjo po me çudit fare. Kam frikë tani se do thotë Luizi dua hapësirën time. Ka ndryshuar tërësisht fare dhe madje tani nuk po pyet më për njeri”, tha Arbri.
Krahas kësaj, edhe Zhaku tha se Kiara po tregohet fodulle dhe arrogante.
“Asaj i duket vetja si gruaja e Sulltanit tani dhe kush i del para thotë: A e di ti me kë po flet?”, tha Arbri.
Më herët, Efi është përfshirë në një konflikt mes saj dhe Luizit me Kiarën për videon e publikuar prej saj në lidhje me dhunën e Luizit ndaj Kiarës. Gjatë prime-s së sotme Efi, Kiara dhe Luizi janë përballur me njeri-tjetrin duke hedhur akuza të ndryshme.
Kjo ka shkaktuar shumë reagime edhe në rrjetet sociale, ku mbështetësit e tyre kanë mbajtur qendrime të ndryshme. /albeu.com