Kokainë me vlerë 20 mijë euro, arrestohet shqiptari në Itali: Nën vëzhgim për disa ditë

Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane gjatë një operacioni me qëllim luftimin e trafikur të drogës.

Sipas mediave italiane shqiptari prej kohësh jetonte në Piza.

Ai ishte në vëzhgim prej disa ditësh nga ushtria dhe u bllokua në një parking në Sant’Alessio, teksa po përgatitej t’i jepte 165 gramë kokainë një personi tjetër, i cili sapo pa uniformat blu u zhduk me shpejtësi.

Kontrolli i mëpasshëm i shtëpisë, i kryer me ndihmën e një njësie qensh, lejoi zbulimin e 60 gramëve të tjerë të substancës së ngjashme të ndarë në 35 pako, një peshore precize dhe 7370 euro cash, të ardhura nga trafiku i drogës.

Droga e sekuestruar, nëse do të shitej me pakicë, do të jepte mbi 20 mijë euro.

Shqiptari i arrestuar u mbajt në dhomat e sigurisë në pritje të seancës së verifikimit./Albeu.com/


Shtuar 4.04.2023 12:21