Më e ndotur se një tualet! Ky aksesor që përdorin gratë mban pa fund mikrobe

Një objekt i cili është pjesë integrale e përditshmërisë së grave është burim i rëndësishëm mikrobesh, sipas ekspertëve, dhe duhet pastruar më me kujdes.

Duhet të pastrohet më shpesh nga sa mendojmë, ndërkohë që është një artikull që shumica e femrave neglizhojnë ta lajnë.

Sipas hulumtimit të Initial Washroom Hygiene, çanta e një gruaje ka më shumë mikrobe sesa një tualet mesatar! Fakti që çantat vijnë rregullisht në kontakt me shumë sipërfaqe i bën ato veçanërisht të rrezikshme, pasi mikrobet në çantë mund të transferohen lehtësisht me duart tona.

Hulumtimi tregoi, në fakt, se 1 në 5 çanta janë aq të ndotura sa që përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për shëndetin tonë. Prandaj, duhet t’i kushtojmë më shumë rëndësi pastërtisë së tyre dhe të mos i prekim në dysheme kur jemi në një vend publik. /albeu.com


Shtuar 1.04.2023 11:37

Tags: ,