Shakira mund të ketë gjetur dashurinë. Kështu pretendojnë mediat spanjolle, të cilat kanë bërë të ditur se artistja është fotografuar krah një burri misterioz.
46-vjeçarja po zhvendoset në Florida pasi nënshkroi një marrëveshje për kujdestarinë e fëmijëve me ish partnerin Gerard Pique.
Ndjekësit kanë hamendësuar nëse ajo do të largohet nga Barcelona me djemtë e saj Milan, dhjetë vjeç dhe Sasha, që pas publikimit të tradhtisë së Pique.
Media spanjolle ‘OK Diario’ thotë se nëna e dy fëmijëve mund të ketë një arsye tjetër për të përshpejtuar lëvizjen e saj në Miami, e kjo për shkak të një burri misterioz.
“Duket se këngëtarja kolumbiane po kalon kohe me mashkullin misterioz që e takoi në Miami dhe ka qenë në kontakt me të për katër muaj.”
Nuk ka pasur asnjë koment nga Shakira për raportet spanjolle, raporton DailyMail.
Shakira dhe Pique i dhanë fund lidhjes së tyre pas 11 vitesh së bashku. Ata nënshkruan marrëveshjen në një gjykatë në Barcelonë muajin e kaluar. Si pjesë e marrëveshjes, futbollisti Pique, tashmë në lidhje me bukuroshen katalanase Clara Chia, 23 vjeç, do të kalojë pushimet me fëmijët e tij./Albeu.com/