Shtyhet për në datën 10 maj vendimi në lidhje me hetimin “Prisma” që vendos në shënjestër parregullsitë në bilancin e Juventusit. Ky është vendimi i marrë nga gjykatësi Marco Picco në Gjykatën e Torinos, i cili zhvilloi një seancë të plotë ku dhanë versionin e tyre të gjitha palët e përfshira në këtë çështje.
Në maj do të diskutohet edhe kërkesa e avokatëve të Juventusit të cilët kanë vënë në diskutim kompetencën territoriale, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që çështja të gjykohet nga një gjykatë tjetër larg Torinos.
Edhe pse u thirrën për të gjykuar në lidhje me paratë e përfituara jo në rrugë zyrtare, Dybala dhe Ronaldo nuk u paraqitën në gjykatë për të dhënë versionin e tyre. Mungesa e avokatëve të tyre është një sinjal i qartë se ata nuk dëshirojnë të ndjekin rrugët penale.
Në rast se edhe Gjykata e Torinos e konsideron fajtor klubin bardhezi, atëherë Juventusi rrezikon më shumë se 15 pikë penalizim që mori pak javë me parë nga drejtësia sportive për çështjen e plusvalencave./Albeu.com/