Presidenti i Austrisë, Alexandër Van der Bellen, ka mbërritur këtë të hënë në Tiranë.
Ai është pritur me ceremoni shtetërore nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.
Gjithashtu është parashikuar edhe një konferencë e përbashkët për shtyp e dy presidentëve.
Agjenda e vizitës:
10:30 – Ceremonia zyrtare e mirëseardhjes në Institucionin e Presidentit të Republikës.
11:45 – Deklarata për media e dy Presidentëve duke vijuar më tej me një Konferencë të përbashkët për media.
17:00- Do të zhvillohet Forumi Ekonomik në Hotel Rogner (Antigonea 2), ku të dy Presidentët do të mbajnë gjithashtu fjalën përkatëse./albeu.com/