Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-kryedoganierin e Fierit Arlind Lagji, duke e lënë kështu këtë të fundit në qeli.
Kujtojmë se Lagji shkaktoi 2 aksidente 3 ditë më parë.
Ai u largua nga vendngjarja e aksidentit të parë dhe përplasi një tjetër automjet pak metra më larg.
Nga aksidentet mbetën të lënduar dy persona të moshës 66 dhe 63 vjeç./albeu.com