75 minuta në javë aktivitet i moderuar ishin të mjaftueshme për të ulur rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare me 17% dhe kancerit me 7% . Për disa kancere specifike, ulja e rrezikut ishte edhe më e madhe.
Konkretisht, rreziku i kancerit të qafës së mitrës dhe leuçemisë u ul midis 14-26%. Për kanceret e tjera, si kanceri i mushkërive, mëlçisë, endometrit, zorrës së trashë dhe gjirit, u vu re një rrezik 3-11% më i ulët.
“Ne e dimë se aktiviteti fizik, si ecja ose çiklizmi, sjell përfitime për shëndetin, veçanërisht nëse rrit rrahjet e zemrës. Por ajo që kemi gjetur është se ka përfitime të rëndësishme për shëndetin e zemrës dhe reduktimin e rrezikut të kancerit, edhe me 10 minuta çdo ditë”, theksojnë studiuesit.
Hulumtimi gjithashtu arriti në përfundimin se 150 minuta në javë aktivitet me intensitet të moderuar janë të mjaftueshme për të parandaluar 16% të vdekjeve të parakohshme. Një në nëntë (11%) raste të sëmundjeve kardiovaskulare dhe një në 20 (5%) raste të kancerit do të parandaloheshin. Një në 20 (5%) raste të sëmundjeve kardiovaskulare dhe pothuajse një në tridhjetë (3%) raste të kancerit mund të parandalohen.
Çfarë është aktiviteti fizik i moderuar?
Aktiviteti fizik me intensitet të moderuar rrit rrahjet e zemrës dhe ju bën të merrni frymë më shpejt, por ju lejon të jeni në gjendje të flisni gjatë aktivitetit.
Shembuj të aktivitetit fizik me intensitet të moderuar janë:
Ecje e gjallë
Kërcim
Biciklete
Tenis
Hiking