U arrestua për vrasjen e Pëllumb Islamit në Greqi, e shkuara e errët kriminale e 23-vjeçarit

Ditën e djeshme ra në prangat e policisë greke një 23-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet pët vrasjem e 40-vjeçarit, Pëllumb Islami nga qyteti i Delvinës.

I arrestuari rezulton të jetë person me të shkuar kriminale. I riu shqiptar përdor dy emra “Dhimitri” dhe “Nektarios”.

Mësohet se rezulton të jetë me precedentë të mëparshëm penalë për “vrasje nga pakujdesia”, “gjobvënie”, “shkatërrim prone”, “kanosje me armë zjarri”, “pranim dhe mbajtje të produkteve të veprës penale”, “vjedhje në bashkëpunim”, “vjedhje e mbetur në tentativë”.

Dyshohet se i arrestuari, ishte pjesë e grupit kriminal ‘L’, të cilët qëlluan me breshëri plumbash para lokalit ku ndodhi vrasja e Islamit dhe më pas u larguan me një ‘Jeep’ të zi..

Nga hetimet u zbulua se atë natë ndodhi një shkëmbim zjarri pas një debati të një grupi kriminal shqiptar që vepron në Greqi me një shtetas qe ndodhej në tavolinë me Islamin.

Në kërkim është ende dhe kreu i grupit kriminal, 34 vjeçari nga Fieri, Elis Salaj. /albeu.com


Shtuar 21.03.2023 09:29