Përplasi me makinë një grua dhe tentoi të arratisej, drejtuesi i mjetit shkakton aksident të dytë

Një aksident i dyfishtë ndodhi në rrugën transballkanike mbrëmjen e sotme.

Drejtuesi i një automjeti tip Wolkswagen Touareg ka goditur një Peugeot me portobagazh. Goditja ka qenë aq e fortë sa makina ka dalë nga rruga dhe ka goditur një shtyllë ndriçimi.

Si pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Drejtuesi i Touaregut, shtetasi Arlind Lagji, pak momente përpara se të shkaktonte këtë aksident në rrugën transballkanike ka aksidentuar një grua. Kjo e fundit ndodhet në spital në gjendje të mirë shëndetesore.

Lagji ka tentuar të largohet me shpejtësi nga vendi ngjarjes pas aksidentit të parë dhe ndaj ka shkaktuar aksidentin e dytë. /albeu.com

 

 


Shtuar 20.03.2023 18:48