Siguria rrugore në Shqipëri, Gonxhe: Nuk jemi keq, ia kalojmë Serbisë dhe Bullgarisë

Drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhe foi në Euronews Albania për standartet dhe sigurinë e rrugëve në vendin tonë.

Ai tha se statistikisht Shqipëria është shumë mirë dhe se në ktahasim me vendet e rajonit jemi përpara Rumanisë, Bullgarisë, Kroacisë e Serbisë.

Më tej Gonxhe tha se Shqipëria është më afrë standarteve të BE-së se sa shtetet e sipërpërmendura.

“Statistikisht, ne nuk jemi keq, jemi shumë mirë. Në krahasim me vendet e rajonit, ne jemi edhe përpara Rumanisë, Bullgarisë, Kroacisë e Serbisë. Jemi më afër standardeve të Bashkimit Evropian se këto shtete, për një vend që ka 20 vjet edukatë dhe kulturë të të pasurit një mjet privat dhe për një vend që nuk ka 120 automotorizim“, theksoi ai./albeu.com/