Luiza Gega e jashtëzakonshme, vendos rekord kombëtar në Lille të Francës për garën 5 km

Luiza Gega ka arritur një tjetër hap të madh në karrierën e saj duke vijuar me paraqitjet e shkëlqyera.

Atletja shqiptare ka vendosur një tjetër rekord të ri kombëtar në garën e 5 kilometrave. Në eventin prestigjoz “Semi Marathon” që u mbajt në Lille të Francës, Gega fiksoi kohën e 15 minutave e 16 sekondave, 23 sekonda më pak se rekordi i mëparshëm.

Të lidhura

None found

Nëse do ta kishte bërë këtë distancë rruge per 2 sekonda më pak, Luiza do të kishte thyer edhe rekordin ballkanik të kësaj kategorie.

Me këtë rekord të arritur, ajo u klasifikua në vendin e shtatë, por vlen të theksohet se ky rezultat ishte më i miri i arritur nga sportistët evropianë në një aktivitet që pa të konkurronin atletet më të mira të botës.

Luiza Gega mban gjithashtu rekordin e Kampionatit Evropian në 3000 metra me pengesa, ashtu sikurse rekordin e Lojërave Mesdhetare në të njëjtën disiplinë, pa lënë mënjanë edhe rekordin e Kampionatit Ballkanik në 3000 metra./Albeu.com/


Shtuar më 20.03.2023 10:01

En İyi ve Güvenilir Lisanslı Bahis SiteleriBursa Escortjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgüvenilir bahis sitelerijojobetkumar siteleritürkiye nin en iyi yasal bahis sitesijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel girişbahis güvenilir bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş