Alibeaj dhe Bardhi reagojnë pas vendimit në KAS: Celibashi “non grata” për ne, kandidatët demokratë të bashkohen në PD

Komisioni i Ankesave dhe Sanskioneve, në mbledhjen e sotme, ka vendosur të regjistrojë  në zgjedhjet lokale të 14 majit, Partinë Demokratike të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj.

Menjëherë kanë ardhur reagimet e para nga radhët e PD. Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, i cili tha se vendimi i sotëm i KAS është konfirmim i detyrimit ligjor për të regjistruar PD në zgjedhjet lokale të 14 majit. Ai gjithashtu ftoi ë gjithë kandidatët demokratë, pa asnjë dallim të bashkohen dhe të prezantohen me një kandidat të PD.

“Vendimi i sotëm i KAS është konfirmim i detyrimit ligjor për të regjistruar PD në zgjedhjet lokale të 14 majit. Vonesa gati dy javore për këtë proces, me autor kryekomisionerin Celibashi është një dëm që u është bërë demokratëve dhe shqiptarëve nga zgjatimet e politikës së vjetër në institucionet e pavarura kushtetuese.

Me këtë rast, edhe njëherë ftojmë të gjithë kandidatët demokratë, pa asnjë dallim të bashkohemi dhe të prezantohemi me një kandidat të PD në zgjedhjet lokale. Le të lemë mënjanë mëritë dhe mosmarrëveshjet dhe le të bëjmë më të mirën e mundshme përballë regjimit të Edi Ramës”, tha Alibeaj në reagim.

Nga ana tjetër, Gazment Bardhi tha se për PD, kreu i KQZ Ilijan Celibashi është non grata.

Qokat politike nuk e kanë të gjatë kur bëhen në kurriz të ligjit. Ilirjan Celibashi është “nongrata” për PD dhe nuk gëzon asnjë besim për administrim të paanshëm, profesional dhe ligjor të zgjedhjeve të 14 Maj. Zvarritja 10 ditore në shkelje të ligjit ka cenuar rëndë zgjedhjet!”, tha Bardhi./albeu.com