Kryeministri Edi Rama është shprehur se cilido zyrtar ka probleme me drejtësinë, të marrë avokat, pasi PS nuk ofron shërbime avokatie.
Kreu i qeverisë u ndal te prokurimet publike, ku tha se qëllimi është të hiqen nga duart e institucioneve.
“Ne kurrë si kemi vënë në diskutim ato që drejtësia e re vendos. Përkundrazi, i kemi mbështetur vazhdimisht dhe e kemi bërë të qartë se cildo dhe kushdo qoftë që ka punë me drejtësinë, të marri avokat. PS që qeveris qeveria nuk ofron shërbime avokatie për askënd, dhe kjo është një arritje domethënëse e Shqipërisë në një proces ku ne duam të hymë në një fazë të re me prokurimet publike. Po përgatisim një reformë që do të përmbysë tërëzit sistemin e prokurimeve publike. Heqja e prokurimeve nga duart e institucioneve është objektivi ynë”, tha Rama./albeu.com